24 të vdekur dhe 1293 raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Maqedonia Veriore gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 24 viktima dhe 1.293 raste të tjera të COVID-19.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në vend ka shkuar në 115.222, ndërsa numri i vdekjeve në 3.388.

Institucionet shëndetësore njoftojnë se 339 pacientë të tjerë fituan betejën kundër koronavirusit, duke e çuar në 99.015 numrin e përgjithshëm të pacientëve të shëruar.

Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore kanë kryer 575.162 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 4.094 teste të kryera brenda ditës së fundit.

Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë Veriore është 12.819.

Share This Article