ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Qeveria “Rama 4” bën betimin në Presidencë. Kabineti i ri nis zyrtarisht detyrën 10 minutes ago
Metani: Fyerjet ndaj magjistratëve, të papranueshme. Sadushi: Të ndërtojmë një drejtësi që besohet 12 minutes ago
SHBA i vë veton rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së që kërkon armëpushim në Gaza 14 minutes ago
Ambasadori britanik në “Bondsteel”: Britania qëndron krah Kosovës në çdo rrethanë 2 hours ago
Hajdutët shkrijnë një byzylyk ari 3000-vjeçar që i përkiste faraonit egjiptian 2 hours ago
Next
Prev
Home Bota

249 vjet nga lindja e Beethovenit

albnews by albnews
16 December, 2019
in Bota
0
249 vjet nga lindja e Beethovenit
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Më 16 dhjetor të vitit 1770, në Këln të Gjermanisë u lind Ludwig van Beethoven, kompozitor e pianist, figurë e rëndësishme në tranzicionin midis epokave klasike dhe romantike të muzikës, i cili mbetet nga më të famshmit dhe më me ndikim nga të gjithë kompozitorët.

Veprat e tij më të njohura janë 9 simfoni, 5 koncerte për piano, 32 sonata dhe 16 kuartetet, si dhe muzikë dhome, vepra korale dhe këngë.

Beethoven shkoi në Vjenë në 1792, studioi për muzikë, dhe shpejt fitoi reputacion si pianist virtuoz. Në Boston, më 1947, Fan Noli botoi monografinë “Beethoven and the French Revolution” duke mbrojtur argumentin se Revolucioni francez dhe idetë republikane patën ndikim të thellë në muzikën e Beethovenit.

RelatedPosts

SHBA i vë veton rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së që kërkon armëpushim në Gaza

Djali i Toto Rinës: Babai im nuk urdhëroi vrasjen e Falcones

Zbulim historik? Një planet i ngjashëm me Tokën mund të jetë i banueshëm

Noli, i njohur si republikan dhe anti-monarkist, thotë se kompozimet më të dobëta të Beethovenit janë ato të krijuara në Vjenë gjatë periudhës perandorake, kur kompozonte me kontratë për princër e perandorë, thjesht për para.

Biografët thonë se Beethoveni ishte tërhequr nga idealet e Iluminizmit. Në vitin 1804, kur ambiciet perandorake të Napoleonit u bënë të qarta, Beethoven i fshiu fjalët e përkushtimit për Bonapartin nga simfonia e tretë; më vonë ai ndryshoi edhe titullin (Simfonia heroike për të festuar kujtimin e një njeriu të madh), dhe ia ri-përkushtoi atë mbrojtësit të tij, princit Jozef Franz von Lobkowitz, në pallatin e të cilit simfonia e tretë u interpretua për herë të pare.

Beethoven jetoi në Vjenë deri në vdekje (1827). Në dekadën e fundit të jetës ai u bë thuajse krejtësisht i shurdhër, u tërhoq nga jeta publike, por vazhdoi të kompozonte. Kritikët thonë se shumë nga veprat e tij më të admiruara vijnë pikërisht nga kjo periudhë nën ndikimin perandorak.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Qeveria “Rama 4” bën betimin në Presidencë. Kabineti i ri nis zyrtarisht detyrën

Qeveria “Rama 4” bën betimin në Presidencë. Kabineti i ri nis zyrtarisht detyrën

19 September, 2025
Metani: Fyerjet ndaj magjistratëve, të papranueshme. Sadushi: Të ndërtojmë një drejtësi që besohet

Metani: Fyerjet ndaj magjistratëve, të papranueshme. Sadushi: Të ndërtojmë një drejtësi që besohet

19 September, 2025
SHBA i vë veton rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së që kërkon armëpushim në Gaza

SHBA i vë veton rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së që kërkon armëpushim në Gaza

19 September, 2025
Ambasadori britanik në “Bondsteel”: Britania qëndron krah Kosovës në çdo rrethanë

Ambasadori britanik në “Bondsteel”: Britania qëndron krah Kosovës në çdo rrethanë

19 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result