25 FJALË TË URTA SHQIPTARE

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

“KAFSHATA E MADHE TË MBETET NË FYT”

Shqiptarët kanë një opus të gjerë me fjalë të urta, që në mënyrë ironike, kryesisht, sjellin përvojën jetësore, mendime e gjykime për ngjarje, dukuri e çështje të ndryshme.

  1. Atë që pështyn, mos e lëpij.

2. Rrugën për te miku, mos e lër të zërë bar.

3. Kush vjen rrallë, ha bakllavanë, kush vjen shpesh ha përsheshë.

4. Kopraci s’të jep të zezën e ullirit.

5. Kam qeshur të tjerë, më mbiu në derë.

6. Edhe pula jote në kopshtin e botës të duket e majmë.

7. Me nji tra nuk mban shtëpia.

8. Mos i jep shkopin harbutit, se të vret me shkopin tënd.

9. Më gënjeve një herë, haram e paç, më gënjeve të dytën hallall.

10. Nuk mbushet pusi me pështyma.

11. Çohet një i marrë e qet një gur në ujë, çohen njëzet të urtë e s’mund ta nxjerrin.

12. Buka që thyet s’ngjitet më.

13. Po fole shumë, sikur xhevahire të thuash, kakërdhi bëhen.

14. Kush ha shumë i del për hunde.

15. Kafshata e madhe të ngec në fyt.

16. Gjuha eshtra s’ka, eshtra thyen.

17. Dhjetë herë mat, një herë pre.

18. Puna e rinisë, jorgan i pleqërisë.

19. Edhe ujët po të rrijë në një vend qelbet.

20. S’mbahet shpirti me falimnders.

21. Qafa e unjur, koka e prerë.

22. Qëndro shtyllë e mos u bëj urë.

23. Kafshata e huaj të mbet në fyt.

24. Gjithkush teshat i lan në shtëpinë e vet

25. Mos pyet si vdiq, po pyet si rrojti.

Share This Article