25 raste të reja me Covid-19 në Maqedoni

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë natës së djeshme në Klinikën Infektive në Shkup ka ndërruar jetë edhe një pacient nga Labonishta në moshën 65 vjeçe. Pacienti ka pasur sëmundje tjera si diabeti, sëmundje të zemrës dhe obezitet.

Sa i përket pacientes që vdiq të dielën në mëngjes në një spital në Strugë dhe për të cilën u morr material postmortem, i njëjti ka rezultuar pozitiv, shtojnë nga  Ministria e Shëndetësisë.

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë regjistruar edhe 25 raste të reja me Covid-19. Sipas qyteteve në Shkup 7, Kumanovë 7, Prilep 2, Tetovë 5, Strugë 2, Gjevgjeli 1 dhe Koçani 1.

Me 25 rastet e reja numri i përgjithshëm i të infektuarve me Covid-19 në vend shkon në 354./Alsat/

Share This Article