25 të vdekur dhe 613 raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë Veriore

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë Veriore ka njoftuar se gjatë 24 orëve të kaluara janë regjistruar edhe 25 viktima nga koronavirusi i ri që e shkakton sëmundjen COVID-19.

Sipas raportit ditor të kësaj ministrie, nga testimi i 1.837 mostrave janë regjistruar edhe 613 persona të infektuar me koronavirus, janë shëruar 688 pacientë ndërsa raste aktive janë 2103.

Që nga fillimi i epidemisë me koronavirus në Maqedoninë Veriore janë konfirmuar 73.638 raste pozitive, prej tyre 2.121 kanë vdekur ndërsa 49.414 janë shëruar./AlsatM/

Share This Article