25-vjeçari që vuan nga sëmundja e plakjes së parakohshme, diplomohet për herë të dytë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sammy Basso është një italian 25-vjeçar, që vuan nga progeria. Ai themeloi Shoqatën Italiane Progeria Sammy Basso, për të përhapur njohuri në lidhje me sëmundjen e tij dhe për të promovuar kërkime mbi të.

Progeria është një sëmundje e lindur dhe të prekurit nga kjo sëmundje kanë një plakje të parakohshme dhe zakonisht vdesin në moshën 13-vjeçare. Vonesa e rritjes fillon që në periudhën 9 ose 24 mujore dhe çon drejt zhvillimeve anormale të fytyrës, si për shembull një fytyrë e vogël joproporcionale, fryrje, sy të dalë dhe nofull të pazhvilluar. Deri në moshën 2-vjeçare bien të gjithë flokët, vetullat dhe qerpikët.

Megjithatë, kjo sëmundje nuk ndryshon mendjen, e cila mbetet treguesi i vetëm i moshës së vërtetë të pacientit. Sëmundja nuk e ka ndaluar Sammy Basso-n të arrijë qëllimet e tij. Ai u diplomua për të dytën herë në Universitetin e Padovës, për Biologji Molekulare në Departamentin e Biologjisë.

Ëndrra e Sammy-t, pas përfundimit të studimeve, ishte të punonte në CERN në Gjenevë. Në vitin akademik 2014-2015 ai u regjistrua degën e Fizikës në Universitetin e Padovës. Ndërsa një vit më vonë, ai u regjistrua në Fakultetin e Shkencave të Natyrës me synimin për të thelluar kërkimet mbi progerinë sapo të mbaronte studimet. Dy ditë më parë, më 23 mars 2021, ai mori gradën master në Biologji Molekulare në Universitetin e Padovës.

Share This Article