25-vjetori i rënies së Indrit Carës, dëshmi ekskluzive nga komando dhe bashkëluftëtarët e heroit që dha jetën për lirimin e Kosovës

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Mall dhe kujtime, por edhe shumë krenari për çdo shqiptar është ajo çfarë la pas Indrit Cara, ushtari i Kavajës që ra dëshmor në luftën për çlirimin e Kosovës. Vëllai Dorjani rrëfen vlerat e larta të patriotizmit që ishin ushqyer në familjen e tij dhe se si Indriti nuk pajtohej aspak me rrethanat e kohës dhe me situatën aspak të lehtë që po kalonte Kosova.

Indriti la Londrën, për t’u kthyer ne Atdhe. Vëllai Dorjani kujton bisedën e fundit me te dhe vendimin e tij për t’ju bashkuar ushtrisë çlirimtare të Kosovës. Komando, bashkëluftëtarë të Indrit Carës rrëfyen njohjen me Indritin dhe momentet kur kanë luftuar krah njeri-tjetrit kundër ofensivës serbe. Edukimin dhe përgatitjet e para, Indriti i mori në shkollën ushtarake “Skenderbej” në Tiranë.

Në këtë 25 vjetor të përkujtimores së tij, u vendosen kurora me lule në lapidarin e Indrit Carës, në fshatin Gallush të Suharekes, aty ku dha jetën për lirinë e Kosovës. Suhareka nderoi birin e Shqipërisë, duke mirëpritur në komunën e saj ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë Petrit Malaj, kryebashkiakun e Kavajës Fisnik Qosja, familjarë të Indrit Carës, bashkëluftëtarë, miq dhe të njohur të tij. Në fjalën e tij kryetari i bashkisë së Kavajës Fisnik Qosja premtoi që në jubileun e 26 do të ngrihet një bust në qytetin e Kavajës, në nder të heroit kombëtar Indrit Cara. Në këtë datë të veçantë, u vendosën lule edhe në varrezat e dëshmorëve të atdheut.

Share This Article