TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha, mblodhi sot Këshillin Kombëtar së Partisë Demokratike, ku morën pjesë deputetët të opozitës, mbështetës të tij. Gjatë diskutimeve me dyer të mbyllura, sipas raportimeve nga gazetari Osman Stafa, mësohet se deputetët Edi Paloka dhe Bujar Leskaj kanë bërë thirrje për protesta si dhe kanë propozuar që rezoluta e ngritura nga ta, të çohet në të gjitha ambasadat në vend.
“Këshilli Kombëtar duhet të jetë në pararojë të aksionit. Ne duhet të jemi në ballë të takimeve. Nuk duhet të kemi iluzion se Rama nuk i ka trembur njerëzit me këto akte. Ndaj duhet te dalim ne, që të na mbështesin qytetaret. Siç tha Berisha ne kemi bërë protesta dhe më pak njerëz dikur. 500 veta ishim. Na burgosën, si strategji e tyre për të na trembur. Kemi qene në situata jo të lehta, por fituam zgjedhjet. Të dalim ne të parët, t’i japim njerëzve shpresë dhe guxim. Të takojmë strukturat sipas degëve ku jemi të caktuar. Aksioni opozitar ka vijuar në Parlament dhe do vijojë”, tha Paloka.
Ndërsa deputeti demokrat Bujar Leskaj tha: Goditja ndaj Berishës si ish-Kryeministër dhe President, si dhe Jamarbër Malltezit si anëtarë i keshillit Kombëtar që ka qenë zë i fortë publik duke denoncuar aferat korruptive të qeverisë t’i denoncojmë si goditje të sigurisë juridike ne vend. Duhet ta kemi si dokument programativ dhe ta depozitojmë në çdo ambasadë dhe kancelari ndërkombëtare.