26.4 milionë euro nga taksa e arsimit, por mësimi në Tiranë bëhet ende me turne

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Prej 8 vitesh, Bashkia e Tiranës mbledh taksën e arsimit. Taksa me vlerë 150 lekë të reja paguhet nga çdo familje e kryeqytetit në faturën e ujit. Synimi është që përmes fondit që krijohet të përmirësohen kushtet në shkolla.

Prej nisjes së aplikimit të taksës për infrastrukturë në Arsim, e deri në vitin 2021, Bashkia e Tiranës ka mbledhur 26.4 mln euro, të cilat pretendohet se janë  investuar në ndërtimin e institucioneve arsimore. Megjithatë, tetë vjet pasi kjo taksë hyri në fuqi, në kryeqytet vijon ende mësimi me turne. Për vitin akademik 2022-2023, ishin 20 institucione arsimore që zhvilluan mësimin me dy turne.

Eksperti i ekonomisë, Erion Muça, thotë për MCN TV se sqaron se kjo taksë nuk mund të quhet më e përkohshme, për sa kohë sa ka 8 vite që vilet. Ai shton se Bashkia e Tiranës e ka për detyrë të bëjë transparencë për mënyrën se ku dhe si janë përdorur këto para, ose në të kundërt humbet besimin e qytetarëve. 

Share This Article