26 të vdekur nga COVID-19 të premten në Kosovë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 26 raste të reja të vdekjes nga COVID-19 në Kosovë. Numri total i të vdekurve në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë është 2.584.

Ndërkohë nga 12.558 testime, 1.448 prej tyre kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.

Janë shëruar 1.421 persona, duke çuar numrin total të të shëruarve në 120.892.

Ndërsa janë 26.525 raste aktive.

Vetëm në 24 orët e fundit janë vaksinuar 20.479 persona, duke çuar totalin në 882.718 doza të administruara. Prej tyre 584.271 janë vaksinuar me dozën e parë, ndërsa 298.445 me dozën e dytë.

Share This Article