26-vjetori i Policisë së Kosovës, Osmani: Të anëtarësohet në INTERPOL. Kurti: Nuk i la shans krimit në veri

albnews
By
3 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Policia e Kosovës shënon 26-vjetorin e themelimit të saj, ku gjatë një ceremonie krerët e shtetit vlerësuar angazhimin e saj në garantimin e sigurisë në të gjithë territorin e vendit.

Presidentja Vjosa Osmani u shpreh se uniforma e policisë është më shumë se një detyrë ligjore, por një akt atdhedashurie. Ajo ritheksoi domosdoshmërinë që Kosova të anëtarësohet në organizata ndërkombëtare të sigurisë si INTERPOL.

“Ne kremtojmë historinë e policisë, e cila është histori e kurajës, përkushtimit dhe përballjes me sfidat që ka kaluar dhe kalon çdo ditë shteti ynë. Çdo uniformë e Policisë së Kosovës është shërbim, është simbol i rendit, i ligjit dhe i dinjitetit tonë shtetëror. Mbetet domosdoshmëri që Kosova të anëtarësohet në INTERPOL dhe në organizatat e tjera ndërkombëtare, sepse aty e ka vendin policia jonë, në mesin e policive profesionale që mbrojnë paqen, rendin dhe sigurinë kudo në botë,” tha Osmani.

Ndërsa kryeministri Kurti u ndal tek roli i policisë në veri të vendit, duke thënë se ajo nuk i ka lënë shans krimit dhe strukturave ilegale të sponsorizuara nga Serbia.

 “Ajo ka treguar se është themeli i sigurisë sonë dhe për këtë arsye ne si institucione do të jemi gjithmonë krahas saj duke e mbështetur atë me të gjitha mjetet. Gjatë këtij viti Policia e Kosovës ka konfirmuar sërish që është e guximshme dhe e palëkundur në punën e saj, në veri ajo sërish nuk i la shans krimit, terrorizmit dhe strukturave ilegale të sponsorizuara nga Serbia“, tha Kurti.

Kurti vlerësoi edhe përfshirjen e komuniteteve në Policinë e Kosovës, edhe atë serbe, ndërsa e krahasoi këtë me situatën në Serbi, ku sipas tij, shqiptarët në Luginë të Preshevës vazhdojnë të diskriminohen duke mos u përfshirë në institucionet e sigurisë.

10% e policisë tonë janë pjesëtarë nga komunitetet dhe mbi gjysma e tyre i përkasin komunitetit serb, ky është vizioni ynë për integrim dhe bashkëjetesë. Ndërkohë Serbia vazhdon t’i diskriminojë shqiptarët në Luginë të Preshevës duke mos u dhënë vend në institucionet e saj të sigurisë. Ky kontrast e tregon qartë dallimin mes Republikës sonë demokratike dhe politikave diskriminuese të një shteti autoritar si Serbia”, tha Kurti.

Policia e Kosovës u krijua në vitin 1999, pas Luftës së Kosovës. Misioni i OSBE-së në Kosovë, në pajtim me Rezolutën e Kombeve të Bashkuara 1244, hapi Shkollën e Policisë dhe filloi trajnimin e kandidatëve për pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Gjenerata e parë e kandidatëve të Policisë së Kosovës numëronte 176 pjesëtar si efektivët e parë të saj.

Share This Article