27 persona shkrumbohen në një minierë ari

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një zjarr i madh në një minierë ari në jug të Perusë u ka marrë jetën 27 personave, kanë konfirmuar autoritetet lokale këtë të diel. Ky konsiderohet si ngjarja më e rëndë në miniera në Peru në më shumë se dy dekada.

Dyshimet e parë kanë qenë se zjarri në minierën e rajonit Arequipa mund të ketë nisur nga një qark i shkurtër. Imazhet e publikuara nga mediat lokale tregonin shtëllunga të mëdha tymi që ngriheshin në qiell.

Peruja është prodhuesi më i madh i arit në botë dhe prodhuesi i dytë më i madh i bakrit. Në vitin 2022, 38 persona u vranë në aksidente të ndodhura në miniera në të gjithë vendin.

Foto nga miniera ku ka ndodhur ngjarja
Share This Article