27 të vdekur nga shpërthimi në Filipineve

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Të paktën 27 persona kanë humbur jetën dhe 77 të tjerë janë plagosur pas shpërthimit të dy bombave afër një katedraleje katolike në pjesën jugore të Filipineve, ku militantët islamistë janë mjaft aktivë.

Komandanti i policisë ka thënë se shpërthimi i parë ka ndodhur brenda katedrales, ku ishin mbledhur një grumbull i njerëzve, ndërsa është pasuar me një shpërthim tjetër që ka ndodhur jashtë ndërtesës fetare. Ky zyrtar ka thënë se në mesin e viktimave ka civilë dhe pjesëtarë të forcave të sigurisë.

Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale shihen trupat e shtrirë të viktimave në një rrugë të ngarkuar. Kjo katedrale është sulmuar me bomba edhe në të kaluarën. Vendi i ngjarjes është rrethuar nga veturat e blinduara të ushtrisë, ndërsa disa të plagosur janë dërguar në spital me helikopterë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply