ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Rama mbron rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE-së: Krimi është problem kudo, edhe Brukseli nuk është më mirë 51 seconds ago
Ballukun nuk e lanë të fliste në Parlament, humbën shansin për përgjigjet 3 minutes ago
Vrasja e 25 personave-Të enjten mblidhet Këshilli i Sigurimit dhe OSBE, ministri i Jashtëm ukrainas:  Do tregojmë tmerrin rus 6 minutes ago
Erdogan: Turqia, e gatshme të diskutojë me Rusinë për paqe të drejtë e të qëndrueshme në Ukrainë 8 minutes ago
SHBA apel Zelenskyt: Prano planin e paqes, hiq dorë nga disa territore dhe armatimet 13 minutes ago
Next
Prev
Home Bota

27 vite nga masakra e Srebrenicës/ Mbi 1,200 viktima ende të zhdukura

albnews by albnews
11 July, 2022
in Bota
0
27 vite nga masakra e Srebrenicës/ Mbi 1,200 viktima ende të zhdukura
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Mijëra njerëz pritet të ndjekin sot ceremonitë përkujtimore të 27-vjetorit të masakrës së Srebrenicës.

Eshtrat e 50 viktimave të gjetura, do të varrosen në Qendrën Përkujtimore Potoçari – aty ku ndodhen varret e mbi 6,670 viktimave të tjera.

RelatedPosts

Vrasja e 25 personave-Të enjten mblidhet Këshilli i Sigurimit dhe OSBE, ministri i Jashtëm ukrainas:  Do tregojmë tmerrin rus

Erdogan: Turqia, e gatshme të diskutojë me Rusinë për paqe të drejtë e të qëndrueshme në Ukrainë

SHBA apel Zelenskyt: Prano planin e paqes, hiq dorë nga disa territore dhe armatimet

Më 11 korrik të vitit 1995, forcat serbe të Bosnjës kanë hyrë në Srebrenicë – zonën e shpallur të sigurt nga Kombet e Bashkuara.

Në ditët që kanë pasuar, ato kanë vrarë mbi 8,000 burra dhe djem myslimanë, ndërsa trupat e tyre i kanë hedhur në gropa në pyjet përreth.

Vrasjet kanë ndodhur për pak ditë, por procesi i gjetjes së trupave ka marrë vite dhe identifikimi dhe varrimi i eshtrave vazhdojnë ende.

Masakra e Srebrenicës, e cila ka ndodhur pesë muaj para përfundimit të luftës në Bosnje, është cilësuar si më e rënda në Evropë që prej përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, ndërsa nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës është njohur si gjenocid.

Deri më tani, 47 persona janë dënuar me më shumë se 700 vjet burgim për rolet e tyre në masakër.

Ish-udhëheqësi i serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiq, është dënuar me burgim të përjetshëm, ashtu si edhe ish-udhëheqësi ushtarak në Bosnje, Ratko Mlladiq.

Udhëheqësit politikë të serbëve që jetojnë sot në Bosnje dhe në Serbinë fqinje refuzojnë të pranojnë se në Srebenicë ka ndodhur gjenocid dhe masakrën e quajnë “krim i madh”.

Korrikun e kaluar, ish-përfaqësuesi i lartë ndërkombëtar për Bosnjën, Valentin Inzko, e ka shpallur të jashtëligjshëm mohimin e gjenocidit dhe të krimeve të luftës, duke e bërë një akt të tillë të dënueshëm me burg.

Ligji ka shkaktuar zemërim te serbët e Bosnjës, që udhëhiqen nga Millorad Dodik, njëherësh anëtar i Presidencës trepalëshe tw kwtij vendi.

Dodik ka nisur procesin e tërheqjes së serbëve nga ushtria, gjyqësori dhe sistemi i taksave, duke shkaktuar frikë për shpërbërjen e Bosnjës ose fillimin e një konflikti të ri.

Në prag të shënimit të 27-vjetorit të masakrës së Srebrenicës, shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dhe komisionari për Zgjerim i BE-së, Oliver Varhelyi, kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët, duke thënë se në Srebrenicë, “Evropa ka dështuar”.

“Është më shumë se kurrë detyra jonë që të kujtojmë gjenocidin e Srebrenicës… të ngrihemi për të mbrojtur paqen, dinjitetin njerëzor dhe vlerat universale”, kanë thënë ata.

“Ende sot, ne nuk mund ta marrim paqen si të mirëqenë”, kanë thënë Borrell dhe Varhelyi, duke përmendur pushtimin e Ukrainës nga Rusia.

“Vrasjet masive dhe krimet e luftës që shohim në Ukrainë, sjellin kujtime të gjalla të atyre që kanë ndodhur në luftërat e Ballkanit Perëndimor në vitet 1990”, kanë thënë dy diplomatët e lartë evropianë.

Sipas Institutit të Personave të Zhdukur të Bosnje e Hercegovinës, mbi 1,200 viktima të masakrës së Srebrenicës mbeten ende të zhdukura./ Radio Evropa e Lirë

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Rama mbron rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE-së: Krimi është problem kudo, edhe Brukseli nuk është më mirë

Rama mbron rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE-së: Krimi është problem kudo, edhe Brukseli nuk është më mirë

20 November, 2025
Ballukun nuk e lanë të fliste në Parlament, humbën shansin për përgjigjet

Ballukun nuk e lanë të fliste në Parlament, humbën shansin për përgjigjet

20 November, 2025
Vrasja e 25 personave-Të enjten mblidhet Këshilli i Sigurimit dhe OSBE, ministri i Jashtëm ukrainas:  Do tregojmë tmerrin rus

Vrasja e 25 personave-Të enjten mblidhet Këshilli i Sigurimit dhe OSBE, ministri i Jashtëm ukrainas:  Do tregojmë tmerrin rus

20 November, 2025
Erdogan: Turqia, e gatshme të diskutojë me Rusinë për paqe të drejtë e të qëndrueshme në Ukrainë

Erdogan: Turqia, e gatshme të diskutojë me Rusinë për paqe të drejtë e të qëndrueshme në Ukrainë

20 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result