2783 ushtarë azerë u vranë gjatë luftimeve në rajonin Nagorno-Karabak

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Azerbajxhani njoftoi të enjten se gjatë luftimeve në rajonin Nagorno-Karabak dhe rreth tij me forcat armene i janë vrarë 2.783 ushtarë dhe 100 të tjerë janë ende të zhdukur.

Deri më tani, autoritetet e Azerbajxhanit e kanë mbajtur të fshehtë numrin e ushtarëve të vrarë gjatë luftimeve që filluan më 27 shtator e që përfunduan më 10 nëntor përmes një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga Rusia.

Disa pjesë të Nagorno-Karabakut dhe distrikteve përreth tij, që më parë ishin nën kontrollin e armenëve etnikë, tani i janë dorëzuar Azerbajxhanit, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.

Në anën tjetër, ushtria e Armenisë zyrtarisht nuk ka dalë me ndonjë deklaratë për numrin e ushtarëve të vrarë, por një zyrtar i Ministrisë së Shëndetësisë më 14 nëntor kishte konfirmuar se gjatë luftimeve janë vrarë 2.317 ushtarë armenë.

Numri i madh i ushtarëve azerë të raportuar si të vrarë është befasues duke pasur parasysh zhvillimin e luftimeve në ditët e fundit të përleshjes, kur ushtria e Azerbajxhanit sulmonte nga ajri me dronë të avancuar luftarakë.

Përshtypja se Armenia ka pësuar më shumë humbje në ushtri u përforcua edhe më shumë pas vendimit të këtij shteti për ta pranuar tërheqjen nga disa distrikte që i kontrollonte para konfliktit.

Share This Article