Nga Ministria e Shëndetësisë njoftojnë se sot janë kryer 3.978 teste, ndërsa janë regjistruar 1.402 raste të reja me coronavirus.
Sot janë regjistruar 29 viktima nga coronavirusi,10 nga Shkupi (49, 61, 2 persona nga 62, 63, 68, 69, 72, 74, dhe 76), 3 nga Manastiri (62, 64, 71), dy nga Prilepi (75 dhe 92), dy nga Gostivari (70 dhe 74), dy në Kavadar (50 dhe 62), Shtip (72 dhe 83), dhe nga një viktimë në Strumicë (78), Kumanovë (84), Koçan (76), Kërçova (74), Negotin (84) ), Resnje (65), Radovish (58) dhe Demir Hisar (80).
Janë konfirmuar edhe 761 pacientë të shëruar nga coronavirusi.
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 131.424, numri i pacientëve të shëruar ka arritur në 107.740, numri i vdekjeve është 3.810, ndërsa numri i rasteve aktive është 19.874.