29 vjet nga shpallja e Kushtetutës së Kaçanikut

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sot bëhen 29 vjet nga shpallja e Kushtetutës së Republikës së Kosovës në Kaçanik, e cila fuqizonte ligjërisht Deklaratën e Pavarësisë së 2 Korrikut të vitit 1990.

Shpallja e Kushtetutës së Kosovës është bërë në Kaçanik më 7 shtator 1990, në një organizim të mirë dhe të fshehtë, pasi vendi ishte i mbushur nga forcat policore dhe ushtarake të pushtuesit, të cilët kishin nisur një spastrim të hapur të institucioneve të Kosovës, duke i larguar punëtorët shqiptarë dhe futjen e masave të dhunshme.

Po ashtu, deputetët që kishin shpallur Deklaratën e 2 Korrikut ishin shpallur persona në kërkim.

7 Shtatori cilësohet si identitet i historisë së re të Kosovës dhe njëra nga datat më të çmuara të Kosovës.

Share This Article