3.7 milionë viktima nga Covid-19 në botë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Mijëra raste të infektuara me COVID-19 po vazhdojnë të regjistrohen në shtete të ndryshme në botë, derisa edhe numri i viktimave nga ky virus vazhdon të jetë i lartë.

Sipas faqes botërore të statistikave, worldometers.info, numri i viktimave nga COVID-19 në botë ka shkuar në 3 milion e 707 mijë e 801.

Sipas kësaj faqe, deri tani në botë me COVID-19 janë infektuar 172 milionë e 466 mijë e 982 persona.

Ndërsa, 155 milionë e 123 mijë e 265 persona janë shëruar nga ky virus.

Amerika prinë me numrin më të madh të rasteve të infektuara me koronavirus me 34 milionë e 154 mijë e 305 raste dhe 611 mijë e 20 viktima, pastaj India me 28 milionë e 441 mijë e 986 raste dhe 338 mijë e 13 viktima dhe Brazili me 16 milionë e 720 mijë e 81 raste të reja dhe 467 mijë e 706 viktima.

Share This Article