ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Alis fiton Festivalin e 64-të të Këngës, “Nan” do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2026 11 minutes ago
Liverpool-i mposht Tottenham-in e “skuqur” në Londër 4 hours ago
Tre breza në shërbim të personave në nevojë/ George i bashkohet babait të tij, Princit William në përgatitjen e vaktit për të pastrehët në Londër 6 hours ago
Zyrtare/ Surpriza e parë e Big Brother VIP 5, Monika Kryemadhi i bashkohet në rolin e opinionistes 7 hours ago
Britania përgjysmon ndihmën për Shqipërinë dhe vendet e Ballkanit Perëndimor 7 hours ago
Next
Prev
Home Bota

3 Maj: Dita Botërore e Lirisë së Shtypit

albnews by albnews
3 May, 2020
in Bota
0
3 Maj: Dita Botërore e Lirisë së Shtypit
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Në një deklaratë të ministrave të Jashtëm të BE theksohet rëndësia e mediave të lira sidomos tani në krizën e Coronës. Motoja e këtij viti e Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit është „Gazetari pa frikë e pa privilegjim“.

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit politikanë të nivelit të lartë evropian kanë theksuar rëndësinë e medias së pavarur sidomos tani në krizën e Coronës. Detyra për informimin e publikut me informacione të vërteta e me cilësi jo vetëm që është bërë më e rëndësishme nfga shpërthimi i pandemisë së Covid-19, por edhe shumë më e vështirë, u shpreh ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas (SPD) të shtunën me homologët e tij nga Franca, Britania e Madhe e Holanda. Në deklaratën e ministrave të Jashtëm të BE me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Shtypit të dielën më 3 Maj, theksohet, se mediat e lira janë me rëndësi të veçantë për një përgjigje të plotë ndaj pandemisë. Vetëm nëse opinioni informohet rregullisht, mund të pengohet edhe përhapja e virusit.

RelatedPosts

Khodorkovsky: Putin sillet si lojtari kumari, nuk heq dorë lehtë nga lufta

Përkeqësohet gjendja shëndetësore e Princeshës së Norvegjisë, mund të ketë nevojë për transplant të mushkërive

Rubio: Ne nuk detyrojmë as Rusinë dhe as Ukrainë të bëjnë marrëveshje për paqen

Heiko Maas

Motoja e këtij viti e Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit është „Gazetari pa frikë e pa privilegjim”. Kjo moto bën të qartë, se sa rëndësishme është marrja e masave për të siguruar gazetarinë e pavarur si kusht për një demokraci funksionale, deklaruan ministrat e Jashtëm të BE në deklaratën e tyre për Ditën Botërore të Shtypit.

Mihr: Kina lejon vetëm interpretimin e Partisë komuniste për Covid-19

Organizata „Reporterë pa kufij” paralajmëroi ndër të tjera se luftimi i pandemisë keqpërdoret për të shtypur gazetaret e gazetarët e pavarur, për t’i përndjekur dhe mënjanuar ata. Drejtuesi i organizatës, Christian Mihr tha për radion B5, se pandemia e Coronës merret si shkas për t’u mbyllur gojën zërave të pavarur. Ky është një zhvillim që e vëmë re globalisht.

Reporter ohne Grenzen: Die Welt hat Chinas Zensur zu spüren bekommen (picture-alliance/dpa/AP/N. H. Guan)

Shtypja e gazetarëve vërehet sidomos në Kinë, ku Partia Komuniste lejon vetëm interpretimin e saj për pandeminë dhe kritikët zhduken papritur, tha Mihr. Në Europë si shembull negativ merret Hungaria, ku ligjet e jashtëzakonshme që vendosi kryeministri Orban, mund të çojnë në burg edhe gazetarët.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Alis fiton Festivalin e 64-të të Këngës, “Nan” do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2026

Alis fiton Festivalin e 64-të të Këngës, “Nan” do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2026

21 December, 2025
Liverpool-i mposht Tottenham-in e “skuqur” në Londër

Liverpool-i mposht Tottenham-in e “skuqur” në Londër

20 December, 2025
Tre breza në shërbim të personave në nevojë/ George i bashkohet babait të tij, Princit William në përgatitjen e vaktit për të pastrehët në Londër

Tre breza në shërbim të personave në nevojë/ George i bashkohet babait të tij, Princit William në përgatitjen e vaktit për të pastrehët në Londër

20 December, 2025
Zyrtare/ Surpriza e parë e Big Brother VIP 5, Monika Kryemadhi i bashkohet në rolin e opinionistes

Zyrtare/ Surpriza e parë e Big Brother VIP 5, Monika Kryemadhi i bashkohet në rolin e opinionistes

20 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result