ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Australia ndalon mediat sociale për fëmijët nën 16 vjeç, raporti paralajmëron rreziqet: Saktësia… 10 hours ago
Shkon në mbi 800 numri i të vdekurve nga tërmeti në Afganistan 10 hours ago
11 mijë të regjistruar nga Zvicra për të votuar në zgjedhjet lokale në Kosovë 10 hours ago
Marta Kos u drejtohet vendeve kandidate për në BE: S’ka rrugë të shkurtër por zbatoni reformat! 10 hours ago
Më shumë se tre milionë të papunë në Gjermani 11 hours ago
Next
Prev
Home Albania

3 mijë shqiptarë jetojnë në Emiratet Arabe, 500 prej të cilëve eskorta

albnews by albnews
22 April, 2024
in Albania, Bota
0
3 mijë shqiptarë jetojnë në Emiratet Arabe, 500 prej të cilëve eskorta
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Dubai është qyteti më popullor i Emirateve të Bashkuara Arabe, i pozicionuar në juglindje të Gjirit Persik. Por sa shqiptarë jetojnë në Emirate? Çfarë bëjnë shqiptarët në Dubai? Përveçse për biznese e shkollim, një numër i konsiderueshëm janë edhe vajza “eskorta”. Gazeta zvicerane në gjuhën shqipe LeCanton27 ka bërë një investigim për Dubain, si është të jetosh atje dhe kontradiktat.

Me një popullsi prej 3 mln banorësh, mësohet se në Dubai ndodhen 50 mijë punonjëse të seksit. Në vitin 2006, Emiratet e Bashkuara Arabe dëbuan 4300 prostituta të huaja. Besohet se aty janë edhe 500 vajza nga Shqipëria të cilat punojnë si eskorta. Numri i shqiptarëve në Dubai besohet se arrin deri 5 mijë gjatë sezonit të pushimeve të verës. Ambasadori shqiptar në Emiratet e Bashkuara Arabe deklaron se shqiptarët janë prezantuar me mjaft suksese atje.

RelatedPosts

Australia ndalon mediat sociale për fëmijët nën 16 vjeç, raporti paralajmëron rreziqet: Saktësia…

Shkon në mbi 800 numri i të vdekurve nga tërmeti në Afganistan

Marta Kos u drejtohet vendeve kandidate për në BE: S’ka rrugë të shkurtër por zbatoni reformat!

Kemi këtu shumë biznesmenë dhe afaristë që kanë 150 punëtorë, sikur biznesmeni i njohur nga Elbasani, Briken Ndoja. Në Dubai kemi biznesmenë dhe afaristë të njohur nga Kosova apo Maqedonia e Veriut sikur kompania e Ekolog e filantropit Lazim Destani, një biznesmen tashmë i njohur jo vetëm ndër shqiptarët, por edhe në Zvicër e mbarë botën. Po ashtu kemi edhe pronarë të firmave të ndërtimit.

Njëri ndër ta është edhe Albert Leka i cili ka kompani në Doha të Katarit, Filipine, Poloni dhe Amerikë. Sa i përket studentëve, interesimi i tyre është i madh për të studiuar këtu në Emirate, sidomos në Dubai të cilët janë të orientuar të studiojnë kryesisht teologjinë, financat, mjekësinë, biznesin, ekonominë, bankat, numri i të cilët sillet rreth 50.

Ato janë të reja, të bukura, të kualifikuara ose jo të arsimuara. Pika e tyre e përbashkët është e qartë: Disa prostituojnë për të siguruar jetesën, shumica janë për t’u pasuruar lehtë dhe më shpejt. Numri i prostitutave është më i lartë nga vende si Rusia, Ukraina dhe Serbia.

Por nuk mungojnë as shqiptaret. Mësohet se mbi 500 prostituta shqiptare janë sot në Dubai të cilat kamuflohen sikur punojnë në kompani të ndryshne, por në fakt puna e tyre është ajo e eskortës.  Në qershor 2023, Reuters publikoi një investigim të titulluar “Si tortura, mashtrimi dhe mosveprimi mbështetësin industrinë e lulëzuar të trafikimit të seksit në Dubai”. Me dëshirë ose jo, ato janë të detyruara të prostituojnë në shtëpi publike, rrugica, bare, hotele e klube nate.

Disa prej tyre kërcënohen “se do t’i vrasin dhe do t’i hedhin në shkretëtirë” nëse nuk binden. Ato që nuk fitonin mjaftueshëm para dyshohet se u dërguan në një dhomë, ku vëllai i Christy Gold i ndëshkonte duke i  lënë pa ngrënë dhe i dhunonte. Emiratet janë një destinacion kryesor për trafikimin e seksit, ku gratë prostituohen nga rrjete të paligjshme.

Sipas një raporti të Carnegie Endowment, rritja e prostitucionit në Dubai mund t’i atribuohet disa faktorëve: pabarazitë ekonomike, zbatimi i dobët i ligjit në disa vende, tërheqja që po i bëjnë Emiratet popullsive të ndryshme, duke u hapur dhe rritur çdo ditë e më shumë.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Australia ndalon mediat sociale për fëmijët nën 16 vjeç, raporti paralajmëron rreziqet: Saktësia…

Australia ndalon mediat sociale për fëmijët nën 16 vjeç, raporti paralajmëron rreziqet: Saktësia…

1 September, 2025
Shkon në mbi 800 numri i të vdekurve nga tërmeti në Afganistan

Shkon në mbi 800 numri i të vdekurve nga tërmeti në Afganistan

1 September, 2025
11 mijë të regjistruar nga Zvicra për të votuar në zgjedhjet lokale në Kosovë

11 mijë të regjistruar nga Zvicra për të votuar në zgjedhjet lokale në Kosovë

1 September, 2025
Marta Kos u drejtohet vendeve kandidate për në BE: S’ka rrugë të shkurtër por zbatoni reformat!

Marta Kos u drejtohet vendeve kandidate për në BE: S’ka rrugë të shkurtër por zbatoni reformat!

1 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result