“3 milionë euro, prona, makina e florinj”/ Arrestimi i personazheve të botës së krimit, operacioni i SPAK shtrihet dhe në Emiratet e Bashkuara

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

 Lidhur me operacionin e nisur dje me urdhër të SPAK, mësohet se në Shqipëri janë arrestuar 9 persona, 5 të tjerë janë kapur jashtë vendit në bashkëpunim me partnerët, ndërsa për 17 të tjerë iu është komunikuar urdhër arresti në burg, ku po vuajnë dënimet për vepra të tjera penale. Ndërkohë, sipas Top Channel, operacioni është në vijim për lokalizimin dhe arrestimin e të tjerëve që ka dyshime se janë jashtë vendit, përfshirë edhe Emiratet e Bashkuara.

Me urdhër të SPAK, forcat RENEA dhe FNSH zhvilluan dje një nga aksionet më të mëdha në disa qytete dhe zonat e tyre përreth. Kontrollet u shtrinë në disa qytete dhe zona si, Tiranë, Vlorë, Lezhë, Fushë-Krujë, Nikël, Kurbin etj. Ky operacion lidhet me një sërë atentatesh dhe personazhe të njohur të botës së krimit.

Po me urdhër të SPAK policia gjeti dhe sekuestroi një shumë prej 3 milionë eurosh. Ndërkohë nga kontrollet e shtrira në qytete të ndryshme të Shqipërisë, policia ka sekuestruar dhe sasi të konsiderueshme bizhuterish të çmuara, florinj, janë sekuestruar dhjetëra prona si dhe 10 makina të blinduara.

Share This Article