Vazhdon të rritet gjithnjë e më tepër numri i ukrainasve të larguar nga vendi që nga dita kur Rusia pushtoi vendin e tyre. Sipas të dhënave të fundit të OKB-së, deri më tani 3 milionë ukrainas janë larguar nga vendi.
Që nga 24 shkurti, 2 952 026 refugjatë kanë kaluar kufirin ukrainas për të kërkuar strehim jashtë vendit.
Të dhënat, të përditësuara më 14 mars dhe të raportuara në një faqe specifike të faqes së internetit të Agjencisë së OKB-së për Refugjatët (UNHCR), tregojnë se shumica dërrmuese e njerëzve që ikin nga lufta ka mbërritur në Poloni me pothuajse 1.8 milionë refugjatë, e ndjekur nga Rumania me mbi 422 000 dhe Moldavia gati 340 000.