3 të vdekur e 895 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Tre persona kanë humbur jetën e janë shënuar 895 raste të reja me COVID-19, të premten në Shqipëri.

Viktimat, siç njofton Ministria e Shëndetësisë e Shqipëri, janë të moshës mbi 60 vjeç.

Ministria po ashtu ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 5.901 testime.

Aktualisht janë 11.288 pacientë aktivë në të gjithë Shqipërinë ndërkaq, në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 114 pacientë, nga të cilët 19 janë në gjendje më të rënduar.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 519 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 135,321 që nga fillimi i epidemisë.

Share This Article