ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Të paktën tetë të vdekur pas shpërthimit të një makine pranë Fortesës së Kuqe në Delhi (video) 10 hours ago
Trump kërcënon BBC-në me veprime ligjore për redaktimin e fjalimit në Panorama 10 hours ago
Bleta e re ‘Lucifer’ me brirë të ngjashëm me djallin gjendet në Australi 10 hours ago
Policia indiane po shqyrton ‘të gjitha mundësitë’ pas shpërthimit në Delhi që vret tetë persona 10 hours ago
Titujt e Gazetave në UK 10 hours ago
Next
Prev
Home Albania

3 vrasje në një ditë, ministrja Koçiu: Nuk kemi çfarë të bëjmë, janë ngjarje mafioze

albnews by albnews
11 November, 2025
in Albania
0
3 vrasje në një ditë, ministrja Koçiu: Nuk kemi çfarë të bëjmë, janë ngjarje mafioze
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu, tha se Policia e Shtetit e ka të pamundur të shmangë vrasjet tragjike si ato që ndodhën brenda një dite në muajin tetor, pavarësisht punës së mirë që ka bërë.

Gjatë një raportimi në Komisionin për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes, Koçiu komentoi 3 ngjarjet tragjike të ndodhura në 28 tetor, ku 3 persona humbën jetën brenda pak orësh si pasojë e 3 ngjarjeve banale.

RelatedPosts

I riu shqiptar në Gjermani shkruan një letër lamtumire dhe zhduket

“Polici s’do rrijë në kuzhinë”, në Shqipërinë e sigurt të Koçiut, siguria matet me marketing

Dëshmia e Elton Kilës në “Plumbi i Artë”: Më dogjën biznesin, më thanë se Dumani do të më vriste

“3 vrasje në ditë… Për hir të të vërtetës, janë tre krime tragjike, që nuk janë vrasje mafioze. Për fat të keq janë ngjarje të pashmangshme nga puna që bën përditë Policia e Shtetit. Unë nuk besoj se ka ndonjë vend të botës ku polici rri në kuzhinë për të parandaluar që djali të godasë babain me thikën e bukës, apo ndonjë vend të botës kur polici rri në kuzhinën e restorantit për të parandaluar picierin të godasë më thikë kuzhinierin… Janë absolutisht ngjarje tragjike, por për të cilat nuk implikohet puna e Policisë së Shtetit. Patjetër që autorët janë kapur menjëherë pasi ngjarjet kanë ndodhur”, tha ministrja.

Seanca dëgjimore ishte thërritur pas kërkesës së deputetëve të opozitës, të cilët kishin shprehur shqetësim për sitautën me krimin në vend, por Koçiu tha se siguria në vend është rritur.

“Kemi rritur ndjeshëm sigurinë, 95% zbulueshmëri për veprat penale. Është ulur numri i krimeve të rënda, në nëntëmujorin e parë të këtij viti janë regjistruar 29 vrasje me dashje, nga 41 që ishin në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Janë reduktuar gjithashtu edhe aksidentet e rënda me 17% krahasuar me një vit më parë”, shtoi ajo.

Çfarë ndodhi më 28 tetor 2025?

Rreth orës 13:00, 69-vjeçari Pjetër Kodheli u gjet pa shenja jete në banesën e tij, në zonën e Kodrës së Kuajve, në fshatin Shkallnur të Durrësit. Policia zbuloi se vrasjen e kishte kryer djali i tij Marjan Kodheli, 25 vjeç, i cili u arrestua pas rreth dy orësh.

Rreth orës 15:00, në Berat, në lagjen “Kala”, një 63-vjeçar, Kristo Mema, goditi për vdekje me thikë turistin 42-vjeçar, Keli Hoxha nga Tirana. Konflikti nisi për një kalë që Mema përdorte për turistët, të cilin vajza e mitur e viktimës e kishte përkëdhelur.

Rreth orës 15:00, në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë, picieri Filip Shehu, 41 vjeç, vrau me thikë kuzhinierin Indrit Ismaillari, 34 vjeç, në lokalin ku punonin të dy, pasi dyshohet se viktima e kishte bullizuar për kohë të gjatë. Autori u arrestua menjëherë në vendngjarje. 

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Të paktën tetë të vdekur pas shpërthimit të një makine pranë Fortesës së Kuqe në Delhi (video)

Të paktën tetë të vdekur pas shpërthimit të një makine pranë Fortesës së Kuqe në Delhi (video)

11 November, 2025
Trump kërcënon BBC-në me veprime ligjore për redaktimin e fjalimit në Panorama

Trump kërcënon BBC-në me veprime ligjore për redaktimin e fjalimit në Panorama

11 November, 2025
Bleta e re ‘Lucifer’ me brirë të ngjashëm me djallin gjendet në Australi

Bleta e re ‘Lucifer’ me brirë të ngjashëm me djallin gjendet në Australi

11 November, 2025
Policia indiane po shqyrton ‘të gjitha mundësitë’ pas shpërthimit në Delhi që vret tetë persona

Policia indiane po shqyrton ‘të gjitha mundësitë’ pas shpërthimit në Delhi që vret tetë persona

11 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result