Për opozitarin rus Alexey Navalny, i cili u arrestua në Moskë menjëherë pas kthimit nga Gjermania, është vendosur paraburgim 30-ditor me arsyetimin se ka shkelur vazhdimisht lirimin me kusht.
Në gjykatën e Moskës, u zhvillua seancë gjyqësore me arsyetimin se “shumë herë e ka shkelur lirimin me kusht që nga 29 dhjetor 2020”.
Avokati Vladimir Kobzev, në deklaratën nga rrjetet sociale, theksoi se Navalny është shpallur fajtor nga Gjykata Rajonale e Himkinskiy.
“Është vendosur për paraburgim 30-ditor për Navalny deri më 15 shkurt”, tha ai.
Navalny do të qëndrojë në paraburgim deri më seancën gjyqësore të 29 janarit që do të zhvillohet në Gjykatën Rajonale Simonovskiy në Moskë.
Navalny është një kritik i ashpër i presidentit rus Vladimir Putin. Ai u sëmur në muajin gusht të vitit 2020 gjatë një fluturimi për në Moskë. Pas uljes emergjenta në qytetin siberian Omsk, ai kaloi dy ditë në një spital rus dhe më pas u dërgua në Berlin për mjekim.