30 vite anëtare e OSBE-së

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, në një urim për 30 vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në OSBE-së theksoi se në këto vite Shqipëria u kthyer në një shtet modern.

Xhaçka tha se Shqipëria është një eksportues i sigurisë në rajon dhe më gjerë.

“30 vite anëtare e OSBE-së. 30 vite që e kanë parë Shqipërinë të ndërtohej mbi rrënojat e komunizmit, duke u kthyer në një shtet modern i cili pati kryesine e OSBE-së gjatë vitit 2020, një eksportues i sigurisë në rajon dhe më gjerë, një anëtar i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për vitet 2022-2023”, – theksoi Xhaçka.

Më 19 qershor 1991, në ndërtesën e Raishtagut në Berlin, u hap mbledhja e ministrave të jashtëm të vendeve pjesëmarrëse. Takimi kryesohej nga Zv.Kancelari dhe Ministri i Jashtem i RF të Gjermanisë Hans Dietrich Gensher, si kryetar i mbledhjes. Në unanimitet të plotë dhe me duartrokritje u miratua pranimi i Shqipërisë si anëtare me të drejta të plota në OSBE.

Share This Article