30 vjet nga rivendosja e marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ambasada e Britanisë së Madhe në Tirana kujton sot 30 vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike me Shqipëria dhe Mbretëria e Bashkuar

Lajmi bëhet i ditur nga ambasada e Britanisë së Madhe në Tirana, e cila shprehet se “si sot 30 vjet më parë, Shqipëria dhe Mbretëria e Bashkuar rivendosën marrëdhëniet diplomatike. Sot kujtojmë lidhjet tona afatgjata dhe urojmë të forcojmë më tej marrëdhëniet tona të rrënjosura në një miqësi të thellë të ndërsjellë dhe në vlerat e përbashkëta të demokracisë”.

Historia e shqiptarëve në Britani filloi me ardhjen e kavalerië së stratiotëve në ndihmë të Mbretit Anglez në shek. XVI.

Në 1944, Britania e Madhe shleu borxhin në Luftën II Botërore, kur Britanikët luftuan me forcat partizane shqiptare. Ndërsa në 1921- 1946, marrëdhëniet diplomatike u vendosën fillimisht në 1921. Por misioni britanik u largua në prill 1946 për shkak të kufizimeve që qeveria shqiptare kishte vendosur në lidhje me lëvizjen e diplomatëve.

Në vitin 1991, marrëdhëniet u rivendosën sërish më 29 maj, saktësisht 30 vjet më parë, përmes një deklarate të përbashkët.

“Që atëherë, Britania vazhdon të mbështesë Shqipërinë dhe mbetet partner i besueshëm. Sot ne kremtojmë këtë datë të rëndësishme që lidh vendet tona dhe mirëpresim shumë dekada të tjera së bashku”, shprehet Ambasada e Britanisë së Madhe.

Share This Article