ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Veliaj i përgjigjet shkresës së Këshillit Bashkiak: S’jam informuar zyrtarisht për mbledhjen për shkarkimin tim 13 hours ago
Shpikjet e lashta greke që ndikojnë ende në botë 14 hours ago
Java Europiane e Mobilitetit, Bashkia Shkodër: Plani i Mobilitetit drejt diskutimit publik 14 hours ago
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, Spiropali në Nju-Jork: Shqipëria, aktor konstruktiv e i besueshëm në arenën ndërkombëtare 14 hours ago
Princ Harry merr goditjen e madhe nga mbreti Charles! 14 hours ago
Next
Prev
Home Albania

30-vjetori i vdekjes së etnomuzikologut Lorenc Antoni

albnews by albnews
21 October, 2021
in Albania
0
30-vjetori i vdekjes së etnomuzikologut Lorenc Antoni
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Si sot më 21 tetor 1991 është ndarë nga jeta kompozitori, dirigjenti dhe etnomuzikologu shqiptar Lorenc Antoni.

Antoni ka lindur në Shkup më 21 tetor 1901. Ai studioi në Fakultetin Filozofik në Shkup dhe muzikën e ka mësuar privatisht në qytetin e lindjes dhe në Beograd.

RelatedPosts

Veliaj i përgjigjet shkresës së Këshillit Bashkiak: S’jam informuar zyrtarisht për mbledhjen për shkarkimin tim

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, Spiropali në Nju-Jork: Shqipëria, aktor konstruktiv e i besueshëm në arenën ndërkombëtare

Tonelata me tranguj në kanal, fermerët: Dolëm piramidë, miliona lekë dëme

Veprimtarinë muzikore e fillon së pari si dirigjent koresh. Jo shumë vonë fillon të kompozojë edhe pjesë të ndryshme, veçanërisht për orkestra mandolinash dhe tamburash, të cilat i udhëhiqte. Bashkë me kompozime fillon të merret njëkohësisht edhe me mbledhje të folklorit dhe me etnomuzikologji, kurse veprimtarinë si pedagog muzike e fillon më vonë. Këto katër veprimtari Lorenc Antoni i zhvilloi në Shkup deri në vitin 1941.

Në prill të vitit 1941 zhvendoset në Kosovë, më parë në Ferizaj e pastaj në Prizren duke u marrë me muzikë.

I vetmi dirigjent i korit shqiptar atëherë ishte Lorenc Antoni. Fondi tepër i vogël i muzikës korale që kishte kompozuar qysh para lufte i shërbeu për të filluar punën me kore. Për punën e mëtejshme iu desh të krijojë një literaturë korale të re. Për nevojat e korit të Shoqërisë Kulturale Artistike “Agimi” në Prizren, të cilin e udhëhoqi deri në gjysmën e vitit 1956, kompozoi një varg pjesësh korale.

Më 1948, kur u hap shkolla e parë e muzikës në Prizren, Lorenc Antoni qe drejtori i parë i saj deri më 1956. Pas kalimit në Radio Prishtina, si redaktor i muzikës popullore, udhëheq shumë kohë edhe korin e saj. Më se 40 vjet ka dirigjuar kore të ndryshme në Shkup, Ferizaj, Prizren e Prishtinë e gjithkund ka korrë suksese të dukshme.

Antonit iu desh që ta hapë vetë ta rrugën e vështirë të shkencës dhe të artit muzikor dhe të zgjidhë shumë e shumë probleme lidhur me jetën muzikore. Kontributi i tij është aq më i vlefshëm dhe merita e tij është po aq e madhe.

Në AQSH ruhet një përmbledhje e krijimtarisë së Lorenc Antonit e botuar nga shtëpia botuese “Prosveta” të Beogradit, në vitin 1957.1 nga 5  

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Veliaj i përgjigjet shkresës së Këshillit Bashkiak: S’jam informuar zyrtarisht për mbledhjen për shkarkimin tim

Veliaj i përgjigjet shkresës së Këshillit Bashkiak: S’jam informuar zyrtarisht për mbledhjen për shkarkimin tim

22 September, 2025
Shpikjet e lashta greke që ndikojnë ende në botë

Shpikjet e lashta greke që ndikojnë ende në botë

22 September, 2025
Java Europiane e Mobilitetit, Bashkia Shkodër: Plani i Mobilitetit drejt diskutimit publik

Java Europiane e Mobilitetit, Bashkia Shkodër: Plani i Mobilitetit drejt diskutimit publik

22 September, 2025
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, Spiropali në Nju-Jork: Shqipëria, aktor konstruktiv e i besueshëm në arenën ndërkombëtare

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, Spiropali në Nju-Jork: Shqipëria, aktor konstruktiv e i besueshëm në arenën ndërkombëtare

22 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result