• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Wednesday, May 14, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Albania
300 mln lekë për start up-et në 2024, hapet thirrja për sipërmarrjet e reja inovatore, ministrja Ibrahimi: “Financim deri në 9 mln lekë për idetë më të mira; Ja hapat që duhet të ndiqni”

300 mln lekë për start up-et në 2024, hapet thirrja për sipërmarrjet e reja inovatore, ministrja Ibrahimi: “Financim deri në 9 mln lekë për idetë më të mira; Ja hapat që duhet të ndiqni”

by albnews
17 February, 2024
in Albania
0
27
VIEWS

Për të ndihmuar sipërmarrjet e reja inovatore në Shqipëri, por edhe zhvillimin apo rritjen e mëtejshme të atyre ekzistuese, Ministria e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit dhe Agjencia e Startup Albania, hapën thirrjen për bizneset që duan të përfitojnë nga grantet prej 300 milionë lekësh të vëna në dispozicion për vitin 2024 nga Qeveria Shqiptare. Duke nisur nga 16 Shkurti, kushdo që ka një ide inovative për zhvillimin e një Start Up-i, mund t’i bashkohet garës për mbështetjen financiare, e cila do të zhvillohet në tre faza.

Në eventin që shënoi shpalljen e thirrjes, Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj, tha se përmes këtyre granteve synohet mbështetja nga 55 deri në 75 start up-eve në vlerë deri në 9 mln lekë. Sipas saj, kjo është thirrja e dytë që Qeveria Shqiptare ka bërë për mbështetjen e start up-eve.

“Ne synojmë që ta mbështesim sipërmarrjen në tre kategori të jetës së tyre. Së pari, do të mbështesim idetë, të cilat kryesisht presim të vijnë nga studentët, të rinjtë, që kanë menduar të zhvillojnë një biznes, por ende nuk kanë një kompani të regjistruar. Këto ide do të mbështeten deri në vlerën e 1.5 milionë lekëve. Në kategorinë e dytë do të mbështesim ato sipërmarrje, të cilat janë aktive dhe përmes financimit nga grantet e Qeverisë duan ta zhvillojnë dhe komercializojnë atë. Për këtë kategori mbështetja do të jetë 4.5 milionë lekë. Do të kemi edhe një kategori të tretë, me anë të së cilës synojmë të tërheqim sipërmarrjet që i kanë të zhvilluara prototipet, por kanë nevojë për financim për të rritur linjën e prodhimit dhe ndërkombëtarizuar prototipin e tyre. Kjo kategori do të mbështetet deri në 9 milionë lekë”, sqaroi ajo.

Ministrja Ibrahimi dha lajmin e mirë se ditën e hënë prezantohet Strategjia për Sipërmarrjet Inovative, për të cilën Agjencia StartUp Albania ka disa muaj që punon. Kjo strategji do të ndihmojë edhe në ristrukturimin e ekosistemit të start up-eve. “Strategjia prek tre shtylla kryesore: sipërmarrjen inovative, zhvillimin e sektorëve dhe gjithëpërfshirjen. Qeveria shqiptare po punon edhe për një strategji të sipërmarrjeve të specializuara, megjithatë faza e identifikimit të sektorëve që kanë nevojë për inovacion tashmë ka mbaruar dhe janë pikërisht këto sektorë që synohen të mbështeten, jo vetëm nëpërmjet fondeve që do të japë herë pas here qeveria, por edhe përmes instrumenteve të tjera që do të ndërtojmë, me qëllim që inovacioni të shkojë aty ku ka më shumë nevojë”, tha ajo.

Ibrahimi nënvizoi se për këtë qëllim do të punohet për më shumë ndërveprim mes start up-eve dhe të rinjve. “Ne jemi të përkushtuar të krijojmë të gjitha kushtet e nevojshme që rinia shqiptare t’i shfrytëzojë mundësitë dhe potencialin që ka. Ne nuk mund ta zhvillojmë këtë ekosistem vetëm në Tiranë, ku sigurisht potencialet dhe mundësitë janë më të mëdha, por duam ta nxisim edhe në qytete të tjera të Shqipërisë”, shtoi ajo.

Drejtori i Agjencisë Startup Albania, Arian Ymeri, u fokusua te prezantimi konkret i shpalljes së thirrjes për mbështetjen e sipërmarrjeve të reja dhe ekzistuese. Ai tha se së shpejti nis fushata e komunikimit në rrethet e Shqipërisë, për të ftuar të rinjtë të bëhen pjesë e garës. “Ne do të konsultohemi çdo ditë fizikisht dhe virtualisht, ndaj kemi përgatitur një program shumë ambicioz për të dalë edhe jashtë Tiranës, në universitete, për të komunikuar dhe shpjeguar sa më shumë, në mënyrë që aplikimet tuaja të jenë sa më cilësore. Duam që ky fond të shpenzohet në mënyrën më të mirë të mundshme dhe procesi të jetë sa më transparent”, u shpreh Ymeri.

Tre fazat e mbështetjes financiare për start up-et janë:

Faza e parë, ku mund të sigurohet financim deri në 1.5 milionë lekë për ide inovatore, që do të zhvillohen që në hapat fillestarë.

Faza e dytë, ku mund të sigurohet financim deri në 4.5 milionë lekë për zhvillimin e mëtejshëm të bizneseve, që kanë minimalisht 1 vit që operojnë në treg, që kanë dorëzuar një pasqyrë financiare dhe kanë krijuar një prototip, i cili është i tregtueshëm e që duhet zhvilluar më tej.

Faza e tretë, ku mund të sigurohet financim deri në 9 milionë lekë. Në këtë fazë mund të aplikojnë bizneset që, tashmë e kanë një produkt ose shërbim të zhvilluar, i cili është i tregtueshëm, por ka ende nevojë për financim për t’u rritur dhe ndërkombëtarizuar.

Të gjitha aplikimet do të kryhen përmes portalit “e-Albania” brenda një afati 30 ditor. Përmes kësaj thirrjeje, Ministria e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit dhe Agjencia e Startup Albania synojnë mbështetjen financiare deri në 75 projektet më të mira, me qëllim ndërlidhjen e ideve inovatore për zhvillimin e bizneseve ekzistuese, veçanërisht në sektorët prioritar të Qeverisë.

DOKUMENTACIONI I KËRKUAR PËR STARTUP-ET:

Startup-et që aplikojnë për mbështetje financiare nga ky grant, duhet të logojnë gjatë aplikimit, dokumentacionin sipas listës së mëposhtme:
– Formularin e aplikimit të plotësuar;
– Formatin e buxhetit të plotësuar;
– Prezantimin në formatin e ofruar
– Pasqyrat financiare për dy vitet e kaluara të biznesit, nëse është e aplikueshme.

Gjithashtu, aplikantët duhet të kalojnë procesin administrativ të kualifikimit, i cili do të zbatohet nga sekretariati teknik i ngritur pranë Agjencisë Startup Albania. Gjatë këtij procesi do të verifikohen:
– Pasaporta e Startupit (jo më e vjetër se dy vjet në momentin e aplikimit)
– Dokumenti i regjistrimit në organin tatimor (NIPT) në rastin e personave fizikë ose juridikë të regjistruar në regjistrin tregtar;
– Bilanci i vitit paraardhës për aplikuesin person fizik ose juridik të regjistruar mbi 1 vit në regjistrin tregtar;
– Vërtetim për pagim detyrimesh;
– Dëshmi penaliteti e aplikuesit (e lëshuar gjate muajit të hapjes së thirrjes).

Previous Post

Sulmi me armë ndaj policisë në kufirin Shqipëri-Kosovë, SPAK zbërthen grupet kriminale që trafikonin emigrantë nga Siria drejt BE

Next Post

Konfirmohet vdekja e liderit të opozitës ruse, zëdhënësi i Alexei Navalnyt: Duam që trupi i tij t’i kthehet familjes

albnews

albnews

Related Posts

Macron vjen në Shqipëri, Rama do ti japë burgje me qira që Franca të sjellë të dënuarit
Albania

Macron vjen në Shqipëri, Rama do ti japë burgje me qira që Franca të sjellë të dënuarit

14 May, 2025
Emigrimi masiv, Shqiptarët janë kombësia më e madhe në BE, në raport me popullsinë
Albania

Emigrimi masiv, Shqiptarët janë kombësia më e madhe në BE, në raport me popullsinë

14 May, 2025
Pas fitores së Ramës, Shqipëria kthehet në “kamp refugjatësh”, edhe Anglia gati të dërgojë refugjatë në Shqipëri, gjithçka vendoset të…
Albania

Pas fitores së Ramës, Shqipëria kthehet në “kamp refugjatësh”, edhe Anglia gati të dërgojë refugjatë në Shqipëri, gjithçka vendoset të…

14 May, 2025
Next Post
Konfirmohet vdekja e liderit të opozitës ruse, zëdhënësi i Alexei Navalnyt: Duam që trupi i tij t’i kthehet familjes

Konfirmohet vdekja e liderit të opozitës ruse, zëdhënësi i Alexei Navalnyt: Duam që trupi i tij t’i kthehet familjes

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Autoritetet gjermane arrestojnë tre të dyshuar si sabotatorë rusë

Autoritetet gjermane arrestojnë tre të dyshuar si sabotatorë rusë

14 May, 2025
PS arrin rekord në Fier, Zegjine Çaushi bëhet deputete

PS arrin rekord në Fier, Zegjine Çaushi bëhet deputete

14 May, 2025
Zgjedhjet e 11 majit, Prokuroria e Përgjithshme: 87 kallëzime të regjistruara, 7 të arrestuar dhe 34 procedime penale

Zgjedhjet e 11 majit, Prokuroria e Përgjithshme: 87 kallëzime të regjistruara, 7 të arrestuar dhe 34 procedime penale

14 May, 2025
Trump takohet me presidentin sirian Ahmad al Sharaa, ka pesë kërkesa për të

Trump takohet me presidentin sirian Ahmad al Sharaa, ka pesë kërkesa për të

14 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4699 shares
    Share 1880 Tweet 1175
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2392 shares
    Share 957 Tweet 598
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1869 shares
    Share 748 Tweet 467
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1809 shares
    Share 724 Tweet 452
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1696 shares
    Share 678 Tweet 424
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM