302 persona shërohen nga koronavirusi në Shqipëri

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Orët e fundit një mjek dhe dy infermierë i janë shtuar listët së personave të shëruar nga koronavirusi në Shqipëri.

Lajmin e mirë e ka dhënë kryeministri Edi Rama në një postim në Facebook, i cili thotë se në 24 orët e fundit janë shëruar 19 persona.

Ndërkohë numri në total i personave të shëruar ka shkuar në 302, prej të cilëve 39 janë personel mjekësor.

“Për të shtatën ditë radhazi, numri i të shëruarve është më i lartë se numri i të infektuarve aktivë”, shkruan kryeministri Edi Rama.

Share This Article