Sot bëhen 31 vjet nga themelimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Kryetar i parë i kësaj partie ishte zgjedhur ish-presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova.
Rugova që njihet si udhëheqësi historik i LDK-së, e drejtoi këtë parti deri sa vdiq.
Me këtë rast Kryesia dhe anëtarësia e LDK-së do të bëjnë homazhe te varri i presidentit Rugova.