32 të vdekur nga Covid-19 sot në Kosovë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë shënuar 32 vdekje si pasojë e COVID-19, ndërkohë që janë regjistruar edhe 1.612 raste pozitive.

Rastet pozitive kanë dalë nga kryerja e 13.953 mostrave të dyshimta për Sars COV-2.

Numri total i të vdekurve ka arritur në 2557, ndërsa i rasteve pozitive në 148.492. 

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 2.460 qytetarë, duke çuar numrin e të shëruarve në 119.411. Janë 26.524 raste aktive.

Sipas MSH-së, në 24 orët e fundit janë administruar 20.618 doza të vaksinës anti-COVID, ndërsa që nga fillimi i vaksinimit në Kosovë janë administruar 862.224 doza.

Share This Article