32-vjeçarja hedh foshnjen e sapolindur në lumë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Vetëm disa ditë pasi e solli në jetë një fëmijë në maternitetin e Shkodrës, një 32-vjeçare e hodhi atë në lumin Kir, aty ku policia e gjeti pa shenja jete.

Ngjarja makabër u regjistrua mbrëmjen e 4 Janarit, 5 ditë pasi Orjana Gremi e kreu lindjen në maternitetin e Shkodrës. Mjekët që ndoqën lindjen e saj tregojnë se e reja nuk është shoqëruar nga asnjë familjar dhe se fillimisht ka kërkuar dërgimin e foshnjës në shtëpinë e fëmijës, por më pas ka ndryshuar mendje.

“Ka pasur lindje normale me datë 30 Dhjetor. Zonja ka kërkuar dorëzimin në Shtëpinë e Foshnjes. Me datë 4 kemi kryer procedurat për t’u transferuar në Shtëpinë e Foshnjes, ajo ka refuzuar më pas. Ka nënshkruar që merr përsipër marrjen e foshnjes. Ajo nuk ka shfaqur probleme të shëndetit mendor”.

E reja nga Fieri, që banonte në Shkodër tek daja i saj, sapo ka lënë maternitetin e ka mbështjellë foshnjen me batanije dhe plastmas e ka hedhur atë në lumë.

Por pas këtij veprimi, 32-vjeçarja i është drejtuar qendrës së murgeshave në fshatin Golem të Shkodrës për të kërkuar ndihmë për t’u ushqyer. Aty ajo ka rrëfyer se e kishte hedhur fëmijën, pasi nuk kishte pasur mundësi ta mbante. Me të dëgjuar rrëfimin, murgeshat kanë njoftuar policinë.

Uniformat blu janë vënë në lëvizje dhe mëngjesin e së shtunës kanë gjetur foshnjën e seksit mashkull, pa shenja jete në vendin e quajtur Postribë, të lumit Kir.

Policia zbuloi po ashtu, se ditën që 32-vjeçarja ka kryer krimin, është paraqitur në bankë me certifikatën e lindjes së foshnjes, pa atësi, për të tërhequr bonusin e bebes prej 40 mijë lekësh që jep shteti.

Orjana Gremi është arrestuar dhe do të përballet me drejtësinë me akuzën e ‘Vrasjes me dashje’.

Share This Article