33 viktima nga orteku i borës në Turqi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Agjencia për Menaxhimin e Katastrofave dhe Emergjencave (AFAD), ka njoftuar se numri i të vdekurve nga orteku në qytetin Van të Turqisë është rritur në 33, transmeton Anadolu Agency.

AFAD njoftoi se në të njëjtin vend brenda 24 orëve kanë ndodhur dy orteqe.

“Sipas informacioneve që kemi marrë, 33 persona e kanë humbur jetën, ndërsa 53 të tjerë janë lënduar”, thuhet nga AFAD-i.

Më tutje, nga agjencia bëjnë të ditur se në zonë janë dërguar 59 ekspertë të kërkim-shpëtimit, bashkë me 11 automjete.

“Gjithashtu një ekip prej 75 personave të kërkim-shpëtimit të xhandarmërisë dhe ekip kërkim-shpëtimi prej 10 personash të AFAD-it, bashkë me dy automjete, si dhe një avion ushtarak që nga Ankaraja janë dërguar në rajon”, njoftoi AFAD-i.

Agjencia tha se në rajon janë dërguar ekipe dhe mjete të tjera nga institucionet përkatëse./ATSH/

Share This Article