33-vjeçari bëhet milioner pasi një meteorit bie në shtëpinë e tij

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një indonezian është bërë milioner brenda nate, pasi që një meteorit me vlerë 1.4 milionë funte ka goditur në çatinë e shtëpisë së tij, shkruan “Daily Mail”.

Josua Hutagalung 33-vjeçar, një ndërtues i arkivoleve, po punonte në një arkivol afër shtëpisë kur meteoriti ra në shtëpinë e tij në Kolang në Sumatrën Veriore.

Meteoriti, me peshë 2.1 kilogramë, la vrimë të madhe në çatinë e shtëpisë së tij dhe u fut në dhe 15 centimetra në thellësi afër shtëpisë së indonezianit.

Ai e nxori meteoritin dhe tha se ende ishte i nxehtë, dhe pjesërisht i thyer kur e preku.

“Kur e ngrita lartë, guri ishte ende i nxehtë dhe e futa brenda në shtëpi”, tregon ai për “Kompas”. “Zhurma ishte aq e madhe sa pjesë të shtëpisë po dridheshin. Unë them se është gur që ka rënë nga qielli, që shumë e quajnë meteorit. Pasi është e pamundur që dikush qëllimshëm e ka gjuajtur nga lartë”.

Meteoriti, që dyshohet se është 4.5 miliardë vjet i vjetër, vlen 1.4 milionë funte. Babai i tre fëmijëve ka thënë se do të përdorë këto para për të ndërtuar një kishë në komunitetin e tij.

“Gjithmonë kam dashur një vajzë, dhe shpresoj se kjo është shenjë se do të jem me fat të kem një”, ka thënë Josua.

Share This Article