33-vjeçarja nga Tirana humbi betejën me Covid-19, sindroma ia rëndoi situatën

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministria e Shëndetësisë njoftoi për tetë të vdekur nga koronavirusi gjatë ditës së sotme në Infektiv. Viktima më e re e këtyre 24 orëvë të fundit është një 33-vjeçares. Abcnews.al mëson nga burime prej Spitalit Infektiv se bëhet fjalë për 33-vjeçaren D. Z (Emër i njohur për redaksinë).

E reja ishte e shtruar prej disa ditësh në Infektiv, por duket se gjendja e saj shëndetësore është rënduar edhe për shkak të sindromës down.

Mutacioni “Delta” ka rritur ndjeshëm rastet e reja në vendin tonë, ndërsa është shtuar edhe numri i të shtruarve në spital. Ministria e Shëndetësisë ka bërë vazhdimisht thirrje për vaksinimin e qytetarëve, si forma më e mire për t’u mbrojtur nga koronavirusi. 

Share This Article