33-vjetori i Kushtetutës, Kurti: 7 shtatori, datë historike për Kosovën. U bë realitet më 17 shkurt

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sot bëhen 33 vjet që nga shpallja e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, e miratuar në Kaçanik më 7 shtator 1990.

Duke përkujtuar këtë datë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se nga parullë e demonstratave të vitit 1981 “Kosova Republikë” u bë fakt historik në Kaçanik më 7 shtator 1990, para se të bëhej realitet politik më 17 shkurt 2008, kur u shpall edhe pavarësia.

Në një postim në rrjetin social në Facebook, Kurti shkruan se Kushtetuta e Kosovës, u miratua “duke u mbështetur në traditën demokratike shekullore përparimtare e liridashëse të kombit shqiptar” si dhe “duke u mbështetur në luftën çlirimtare”, përveçse “në pajtim të plotë me parimet e demokracisë e të barazisë dhe në bazë të së drejtës për vetëvendosje”.

Ajo e shprehu vullnetin politik të qytetarëve të Kosovës në fillim të një dekade luftërash në Jugosllavi, një dhjetëvjetësh nga i cili Kosova doli e çliruar nga Serbia pushtuese, falë rezistencës së popullit të saj dhe luftës së drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të mbështetur nga aleatët tanë”, shkruan Kurti.

Share This Article