34 vjet që nga ‘Rocky 5’, Sylvester Stallone publikon kujtimet e para: Kush do ta kishte menduar

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kanë kaluar 34 vjet që nga publikimi i filmit të pestë të Rocky .

Me rastin e kësaj dite, Sylvester Stallone , i cili luajti në serialin filmik, ka bërë një postim.

Në llogarinë personale në Instagram, ai ka postuar një foto nga e kaluara, si Rocky, si dhe një fletore me shënime.

“Kujtoni se si nisi e gjithë kjo”, shkruan ai në foton me fletore.

Në mbishkrimin e postimit të tij, Sylvester Stallone shkroi: “Sot mbushen 34 vjet nga Rocky 5. Një kapitull në një histori që filloi nga fillimet modeste dhe u shndërrua në diçka të pabesueshme”.

Më pas ai shtoi: “Kush do ta kishte menduar se kjo faqe do të bëhej kjo që është sot! Mos harroni, pemët më të mëdha rriten nga lisat e vegjël. Vazhdoni të luftoni dhe ju falënderoj të gjithëve që jeni pjesë e kësaj trashëgimie”.

https://www.instagram.com/p/DCb3T8JudN-/?img_index=1
Share This Article