35 të vdekur në Venezuelë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Bilanci i protestave në Venezuelë kundër presidentit, Nicolas Maduro, përfundoi me të paktën 35 të vdekur dhe 850 të arrestuar në vetëm një javë, njoftuan sot disa OJQ.

“Ne kemi numrin e verifikuar me mbiemër, emër, vendin dhe përgjegjësit e dyshuar të 35 personave të vrarë në radhët e manifestuesve”, deklaroi Rafael Uzcategui, drejtor i OJQ-së “Provea” në një konferencë shtypi në Karakas.

Uzcategui denoncoi gjithashtu tetë “ekzekutime të paligjshme”  pas demonstratave, gjatë operacioneve policore në disa lagje të varfra.

Ai akuzoi agjentë të FAES (Forcat policore speciale) se janë përgjegjës për këto fatkeqësi.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply