35-vjeçarit i shpërthen telefoni në dorë, përhapet zjarri në shtëpinë e tij

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një skocez i quajtur Andrew Granger 35 vjeç shkoi tek një dyqan për të zëvendësuar ekranin e celularit të tij të vjetër, por përfundoi duke blerë një telefon të ri Samsung Galaxy A02.

Por tre javë pas blerjes së telefonit , ai papritmas ndjeu se po i digjte dorën. Ai ka treguar se e ka lëshuar menjëherë telefonin nga dora pasi filloi të bënte një zhurmë të fortë dhe bateria shpërtheu në flakë.

Mes panikut Andreë arriti ta çonte telefoni në dritaren e tij dhe të merrte ujë për të shuar zjarrin, por ishte e pamundur sepse zjarri u përhap tek perdet e shtëpisë së tij.

Ai u shpreh për mediat e huaja se ishte moment tepër i frikshëm kur telefoni shpërtheu. Kanë ngelur edhe shenjat tek qilimi kur ai e hodhi telefonin në tokë, qeni i tij u tmerrua dhe alarmet e zjarrit filluan të binin.

“Kur e çova telefonin në dritare, perdet u ndezën dhe kjo ishte për fajin tim. Më është dashur të thërras zjarrfikësen për ta shuar atë.  Përsa i përket telefonin ai është shkatërruar plotësisht.

Share This Article