Në Itali nga fillimi i pandemisë deri më tani janë prekur 24 747 persona me virus Sars-CoV-2, 3 590 më shumë se dje, me një rritje prej 17% nga dje.
Nga këta të prekur kanë vdekur 1 809, vetëm sot kanë ndërruar jetën 368 persona, +25% nga dje. Ndërsa janë shëruar 2 335 , +369 persona sot dhe në terapi intensive ndodhen 1 672 persona. Aktualisht persona me koronavirus janë 20 603.