• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Saturday, July 5, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Albania
37% besojnë se SPAK është i pavarur/ A po lëkundet besimi te drejtësia e re?

37% besojnë se SPAK është i pavarur/ A po lëkundet besimi te drejtësia e re?

by albnews
25 March, 2025
in Albania
0
14
VIEWS

Pavarësisht rolit të tij të rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, vetëm 37% e qytetarëve shqiptarë besojnë se SPAK – Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar – funksionon në mënyrë të pavarur. Ky sinjal vjen nga një sondazh i realizuar nga IDRA Research dhe Walnut Unlimited, që vë në pah një besimin e cunguar ndaj institucionit më të promovuar në vitet e fundit si garant i drejtësisë së re në Shqipëri.

Sipas të dhënave, 34% e qytetarëve nuk janë të sigurt nëse SPAK është i lirë nga ndikimet, ndërsa 29% e tjerë nuk e shohin fare si të pavarur. Kjo përplasje perceptimesh krijon një terren të brishtë për një institucion që duhet të veprojë si shtyllë e drejtësisë dhe besimit qytetar.

Megjithëse 62% e konsiderojnë efektiv në ndëshkimin e korrupsionit, dyshimet për ndikimet e jashtme dhe mungesën e transparencës po errësojnë perceptimin publik për integritetin e tij.

“46% e qytetarëve shqiptarë besojnë se SPAK vepron në mënyrë të paanshme në luftën kundër korrupsionit” thuhet nw raport.

Qytetarët kërkojnë më shumë: 1) SPAK të zgjidhë më shpejt çështjet, 2) mbrojtje më të fortë për dëshmitarët, dhe 3 më shumë transparencë në hetime. Arrestimet e bujshme të zyrtarëve të lartë kanë rritur ndërgjegjësimin, por nuk kanë qenë të mjaftueshme për të ndërtuar një besim që të jetë shumicë.

Në zona si veriu i vendit, qytetarët madje shprehën zhgënjim kur panë që “kriminelë të rrezikshëm u liruan shpejt” pas arrestimeve të SPAK, çka solli rënie të gatishmërisë për të raportuar krimet. Frika nga pasojat dhe mungesa e anonimitetit shtojnë më tej mosbesimin. 51% e qytetarëve thanë se nuk raportojnë korrupsionin për shkak të frikës se nuk do të mbeten anonimë, ndërsa 63% kanë frikë për sigurinë e tyre dhe të familjes së tyre, nëse përfshihen në raportim.

Korrupsioni, ende një plagë e madhe në Shqipëri

Sondazhi i realizuar nga IDRA Research dhe Walnut Unlimited, me mbështetjen e Shërbimit Ndërkombëtar të Komunikimit të Qeverisë Britanike, ka hedhur dritë mbi përmasat alarmante të korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri, duke konfirmuar edhe një herë se kjo është një nga sfidat më të mëdha që përballet vendi. Sipas të dhënave, plot 91% e qytetarëve shqiptarë e konsiderojnë korrupsionin si një problem të madh në sistemin gjyqësor. Një shifër që përbën një aktakuzë të fortë ndaj funksionimit të institucioneve të drejtësisë në vend.

Forma më e përhapur e korrupsionit mbetet ryshfeti, i cili përjetohet gjerësisht në sistemin shëndetësor dhe në sektorët e tjerë publikë. 56% e të anketuarve pranojnë se ryshfeti është i zakonshëm për të marrë shërbime në spitale, ndërsa 41% kanë qenë dëshmitarë të dhënies së ryshfetit.

Në grupet e diskutimit të përfshira në studim, qytetarët kanë rrëfyer raste konkrete ku infermieret dhe mjekët kanë pranuar para në mënyrë informale për të siguruar kujdesin e duhur. “Kur lind, duhet të paguash infermieren që të marrësh kujdesin e duhur,” tha një pjesëmarrëse nga Fieri.

Një tjetër formë e përhapur e korrupsionit është nepotizmi, i cili është identifikuar si problem nga 83% e qytetarëve. “Nëse një drejtues institucional punëson familjarë që nuk kanë kualifikimet e duhura, në atë moment krijohet zinxhiri i korrupsionit,” deklaroi një qytetar nga Shkodra. Ky fenomen, i cili zhbën parimin e meritokracisë, përballet me tolerancë më të madhe nga qytetarët krahasuar me ryshfetin politik, i cili dënohet gjerësisht.

Korrupsioni, përveçse shkatërron besimin e qytetarëve tek shteti, ndikon drejtpërdrejt në cilësinë e jetës. 56% thonë se ai ndikon negativisht në jetën e përditshme, 73% e konsiderojnë si pengesë për kujdesin shëndetësor cilësor, ndërsa 57% mendojnë se ai pengon integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Një në dy qytetarë beson se korrupsioni është një arsye që i shtyn shqiptarët të largohen nga vendi.

Në përfundim, mesazhi i këtij sondazhi është i qartë: korrupsioni vazhdon të jetë një plagë e hapur për Shqipërinë. Edhe pse ka shenja pozitive si rritja e ndërgjegjësimit dhe shpresa tek SPAK, nevojiten masa më të forta, mbrojtje për sinjalizuesit dhe reforma të thella për të mpakur fenomenin që ka rrënjë të thella në strukturat shtetërore dhe shoqërore.

Lufta kundër korrupsionit nuk mund të fitohet vetëm me arrestime, por kërkon një ndryshim kulturor dhe politik, që përfshin gjithë shoqërinë./Lapsi.al

Previous Post

“Përbindësha fantazmë”… Prezantohen nëndetëset e reja bërthamore britanike

Next Post

Kurti dhe Haradinaj kujtojnë masakrat në Rahovec

albnews

albnews

Related Posts

Laboratori i kokainës në Greqi, zbulohen emrat e shqiptarëve të arrestuar dhe në kërkim! Kreu shqiptar ndodhet në Spanjë
Albania

Laboratori i kokainës në Greqi, zbulohen emrat e shqiptarëve të arrestuar dhe në kërkim! Kreu shqiptar ndodhet në Spanjë

5 July, 2025
Raporti i OSBE-ODIHR për 11 Majin: Pabarazi, abuzime dhe frikësim në zgjedhje
Albania

Raporti i OSBE-ODIHR për 11 Majin: Pabarazi, abuzime dhe frikësim në zgjedhje

5 July, 2025
Arrestimi i 14 doganierëve grekë, radhë kilometrike automjetesh në Qafë-Botë
Albania

Arrestimi i 14 doganierëve grekë, radhë kilometrike automjetesh në Qafë-Botë

5 July, 2025
Next Post
Kurti dhe Haradinaj kujtojnë masakrat në Rahovec

Kurti dhe Haradinaj kujtojnë masakrat në Rahovec

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Liverpool-i do t’ia paguajë rrogën familjes se Jota-s deri në vitin 2027

Liverpool-i do t’ia paguajë rrogën familjes se Jota-s deri në vitin 2027

5 July, 2025
Alarm i rremë zjarri në avionin e Ryanair, 18 të plagosur pas hedhjes nga daljet e emergjencës

Alarm i rremë zjarri në avionin e Ryanair, 18 të plagosur pas hedhjes nga daljet e emergjencës

5 July, 2025
Dua Lipa publikon një mini-dokumentar për koncertet madhështore në Wembley

Dua Lipa publikon një mini-dokumentar për koncertet madhështore në Wembley

5 July, 2025
Gjermania planifikon përforcim të madh ushtarak – do të blejë armatim në vlerë të 25 miliardë eurove

Gjermania planifikon përforcim të madh ushtarak – do të blejë armatim në vlerë të 25 miliardë eurove

5 July, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    5075 shares
    Share 2030 Tweet 1269
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2545 shares
    Share 1018 Tweet 636
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1952 shares
    Share 781 Tweet 488
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1861 shares
    Share 744 Tweet 465
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1719 shares
    Share 688 Tweet 430
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM