38 maturantë kanë zgjedhur deri tani të studiojnë pranë Akademisë së Forcave të Armatosura.
Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, shprehet se “brezi i parë i kadetëve për studimet bachelor në Akademinë e Forcave të Armatosura po merr formë ditë pas dite”.
Sipas saj, studentë po tregojnë interes për të mësuar këtu të nxitur apo të frymëzuar nga paraardhësit në këtë shkollë apo të tërhequr nga privilegji për të shërbyer.
“Dikush i frymëzuar nga paraardhësit, dikush tjetër i tërhequr nga privilegji për të shërbyer”, shprehet Xhaçka.
Maturantët i janë nënshtruar kontrollit mjekësor dhe testimit fizik. Akademia e Forcave të Armatosura është mundësi shumë e mirë arsimi.
Kjo shkollë siguron pagesë mujore ndihmëse për çdo student, për të gjithë periudhën e studimit.
Gjithashtu edhe akomodimi dhe ushqimi është falas për të gjithë periudhën e 3 viteve të studimi në akademi.
Ndërsa studentët kanë tarifë studimi 0 lekë në vit dhe përfundimi i studimeve në këtë shkollë iu garanton punësim të sigurt./ATSH/