38 të vdekur në protestat në Birmani

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në protestat e Birmanisë deri më tani janë vrarë 38 persona, në grusht-shtetin e organizuar nga forcat ushtarake të cilat morën pushtetin dhe shpallën ligjin ushtarak në gjashtë zona.

Raportohet se janë djegur edhe disa fabrika të financuara nga Kina, shkruan BBC.

Numri i viktimave u rrit në periferinë industriale të qytetit Yangon, ku ushtria dhe policia hapën zjarr ndaj protestuesve të paarmatosur. Në anën tjetër bëhet e ditur se një oficer policie është vrarë pas një konfrontimi me protestuesit, duke u bërë kështu polici i dytë i vrarë në këto trazira.

Share This Article