38 të vdekur si pasojë e vërshimeve në Afganistan

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Vërshimet e mëdha që janë krijuar si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm, kanë lënë të vdekur të paktën 38 persona dhe kanë shkatërruar qindra shtëpi në qytetin afgan, Çarikar, kanë thënë zyrtarët.

Shumë gra dhe fëmijë kanë qenë në mesin e të vdekurve në qytetin, i cili është dëmtuar nga moti i ligë, ka thënë Ministria për Menaxhimin e Katastrofave, përcjell Rel.

Në deklaratë është thënë se të paktën 300 shtëpi janë shkatërruar në Charikar, kryeqytetin e provincës, Parvan, rreth 60 kilometra në veri të Kabulit.

Në orët e para të mëngjesit, Qasim Sangin, mjek në spitalin e këtij qyteti, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se të paktën 20 trupa janë dërguar në spital.

Numri i viktimave pritet të rritet pasi shumë persona janë zhdukur.

Nën-presidenti, Amrullah Saleh ka thënë se një ekip i zyrtarëve qeveritarë do të shkojë në Parvan për t’iu ndihmuar autoriteteve në vlerësimin e dëmit.

Share This Article