39 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

39 raste të reja me koronavirus janë regjistruar të enjten në Kosovë, ndërsa Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar edhe për 21 të shëruar.

Të enjten janë testuar 255 mostra.

Të gjitha rastet pozitive janë raste kontakti. 26 raste janë nga komuna e Pejës, nëntë nga Prizreni, dy nga Mitrovica e Veriut dhe nga një në Istog e Zveçan.

Deri tash në Kosovë janë testuar 5627 mostra të dyshimta. Numri total i të prekurve me koronavirus arrin në 669, ndërsa me shtimin e 21 personave të shëruar numri total i të shëruarve arrin në 159.

19 persona kanë vdekur si pasojë e koronavirusit.

Share This Article