Tre djem dhe një vajzë janë gjetur të vdekur mëngjesin e së martës, 11 janar, përgjatë bregut të një lumi nga një peshkatar.
Trupat e viktimave janë gjetur në lumin Trebbia në veriperëndim të Italisë, Piazenca, ndërsa makina është gjetur gjysmë e zhytur.
Ata po ktheheshin në shtëpi pasi kishin kaluar mbrëmjen së bashku për të festuar ditëlindjen e shokut, kur makina me të cilën po udhëtonin doli nga rruga.
Viktimat janë William Pagani, 23 vjeç nga Castelsangiovanni, Domenico Di Canio, 22 vjeç nga Borgonovo, Costantino Merli, 22 vjeç nga Guardamiglio (Lodi) dhe e dashura e tij, Elisa Briçhi, 20 vjeç nga Calendasco.
Mësohet se që prej ditës së ditëlindjes të rinjtë nuk kishin dhënë asnjë shenjë jete. E si rrjedhojë familjet denoncuan në policia zhdukjen e tyre.
Hipoteza më e mundshme për momentin, është se bëhet fjalë për një aksident që ka ndodhur gjatë natës. Vendasit theksojnë se përveç rrugëve shpeshherë të rrëshqitshme për shkak të akullit, ka edhe mjegull të dendur.
Rrethanat e aksidentit mbeten ende të paqarta.