40 shqiptarë ilegalë kthehen nga Anglia

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!
????????????????????????????????????

Deportohen nga Britania 40 shtetas shqiptarë. Një charter me 40 të deportuar nga Britania ka mbërritur në aeroportin e Rinasit në orën 11 e 30.

Pas intervistave dhe procedurave ligjore në komisariatin e Policisë Kufitare të Rinasit 40 shqiptarët e deportuar janë pritur nga familjarët e tyre.

Shumica e të deportuarve kanë punuar në punë të zezë, si në ndërtim, por ka edhe nga ata që janë të dënuar për vepra penale në Britani. 40 shqiptarë e deportuar jashtë kamerave për News24 shprehen të pakënaqur nga trajtimi i shtetit britanik sidomos pas deklaratës të ministres së brendshme britanike Braverman.

Burimet thanë se në datën 19 janar pritet të mbërrijë edhe një charter tjetër me shqiptarë të deportuar nga Britania.

Share This Article