400 mijë emigrantë të ndaluar gjatë vitit 2019

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gjatë vitit 2019, në Turqi janë ndaluar 445 mijë emigrantë pa dokumente të rregullta, shumica e të cilëve po përpiqeshin të kalonin kufirin drejt vendeve të Bashkimit Evropian.

Bëhet fjalë për një rritje të konsiderueshme të numrit të tyre në krahasim me 268-mijë emigrantët e vitit të kaluar.

Nga këta, 105 u riatdhesuan në vendet e tyre të origjinës, edhe ky një numër në rritje krahasuar me 68-mijë të vitit të kaluar.

“Kjo është një valë e madhe wmigratore, për të cilën është përgjegjës Perëndimi”, theksoi ministri i Brendshëm, Suleyman Soylu.

Ankaraja i ka akuzuar shpeshherë vendet evropiane për keqmenaxhim të situatës së refugjatëve sirianë në Turqi dhe për prurjet e tjera migratore në vend, që kanë patur si qëllim përfundimtar pikërisht Bashkimin Evropian. 

Share This Article