400 refugjatë mbeten në det për dy muaj, 24 nga ta vdesin nga uria

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Së paku 20 njerëz, pjesëtarë të komunitetit mysliman Rohingia, të ikur nga Mianmari, vdesin në një anije me rreth 400 njerëz.

Anija e mbetur në det e që transportonte refugjatët e komunitetit të përndjekur mysliman Rohingia në Mianmar u shpëtuan nga roja bregdetare e Bangladeshit.

Anija u shpëtua të mërkurën pasi nuk i arriti brigjet e Malajzisë të cilën e kishte destinim.

Malajzia ka ndaluar hyrjet e daljet në shtet për shkak të krizës shëndetësore me korona virusin e ri dhe anijet me refugjatë nga Mianmari, shumica prej tyre nga komuniteti minoritar mysliman Rohingia janë detyruar të kthehen në det.

“Ishin në det rreth dy muaj dhe po vdisnin nga uria”, tha një anëtar i rojës bregdetare për agjencinë e lajmeve Reuters.

Ai shtoi se vendimi përfundimtar që 382 udhëtarët e anijes të dërgohen në Mainmarin fqinj, nga ku edhe e kanë prejardhjen komuniteti Rohingia.

Share This Article